Zbulohet në lumin Mat spiranca mbi 1.500-vjeçare, i përket një anijeje të tonazhit të rëndë

Spiranca është vënë re nga një i ri në muajin gusht teksa po lahej në lumë me miqtë e tij. Sipas Ded Margjonit, specialist i trashëgimisë kulturore, e veçanta e kësaj spirance është zinxhiri i saj rreth 6.6 m i gjatë, që tregon së është përdorur nga anije e tonazhit të rëndë. Zinxhirët janë të ngjitur me nxehje dhe ky zbulim konsiderohet i rëndësishëm.

Kjo spirancë sipas specialistit të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Ded Margjoni, mendohet se i përket  shekullit të 5-6 në periudhën kur lumi Mat ishte i lundrueshëm.
Kjo nuk është hera e parë që gjenden objekte të tilla pranë këtij lumi ku njëra prej tyre gjendet në muzeun historik të Lezhës.

 

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528