Rei Manaj pretendent për “Këpucën e Artë”? A do bëjë ai valixhen gati në Qershor?

Rey Manaj nuk po mban më “frenat”. Ylli kuqezi është në momentin kyç të karrierës së tij dhe këtë gjë e kanë treguar më së miri 18 golat që Manaj ka realizuar me fanellën e Sivasspor këtë sezon duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit turk.

Ai është shndërruar në idhull për tifozët e Sivasspor, të cilët i dedikuan një banderolë gjigande në shkallët e stadiumit në sfidën e fundit, kundër Pendikspor, ku Manaj shënoi golin e tretë për Sivasspor, në suksesin 4-1.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme sulmuesi kuqezi është pretendent për të fituar “Këpucën e Artë” dhe nga ana tjetër është e pashmangshme që Manaj të mos ftohet nga Sylvinho. Jemi të gjithë kurioz për të mësuar nëse Manaj do bëjë gati valixhet për në Qershor, duke qenë se aktualisht është futbollisti më në formë në radhët e përfaqësueses shqiptare.

Manaj është nga ata futbollistë i cili ka preferuar ta mbaj larg mediave jetën e tij private, duke u përkushtuar totalisht në karrirën e tij, por a është single ai?!

xoxo.al

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528