Epidemia e gripit mbërthen Shqipërinë, mjekët: Fëmijët po shfaqin komplikacione të rënda!

Mjekët pediatër ngrejnë shqetësimin se me epideminë e gripit që ka mbërthyer Shqipërinë, fëmijët e të gjitha grupmoshave duke filluar që nga foshnjat janë më grupi më vulnerabël që kanë patur edhe simptomat më të shumta, madje dhe komplikacione të rënda.

Sonila Brati, mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore nr.2 në Tiranë thotë se ka 30-40 vizita në ditë, ndërkohë që ka lëshuar shumë raporte për fëmijët e shkollave të cilët mungojnë për disa ditë rresht.

Mjekja shprehet se ndryshe nga viti i kaluar kjo është një virozë që zgjat më shumë se tre ditë, madje temperatura e lartë mund të shkojë deri në një javë.

Ka pasur edhe fëmijë që i kemi dërguar për shtrime në spitale sepse kanë shfaqur komplikacione të rënda.

Ndërkohë mjekja sygjeron antipiretikët për uljen e temperaturës dhe konsumimin e çajrave dhe avujt me dafinë për rrugët e frymarrjes.

xoxo.al

 

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528