Vaksinë e re e detyrueshme për vajzat nën 13 vjeç!

Të gjitha vajzat 13 vjeç do të vaksinohen ndaj kancerit të qafës së mitrës.

Kjo vaksinë aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të përfshihet në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit. Sasitë e para të vaksinës kanë mbërritur tanimë, por pritet të krijohet infrastruktura e nevojshme në mënyrë që të nisë ky proces. Kanceri i qafës së mitrës është shqetësues te gratë në vendin tonë, pasi prek çdo vit 100 raste të reja.

Kanceri i qafës së mitrës është një ndër sëmundjet që u shkurton jetën grave. Ndër shkaqet kryesore është fillimi i marrëdhënieve seksuale në moshë te re, pra nën moshën 18 vjeç.

Sondazhe të shumta të kryera në shkolla të mesme në vendin tonë tregojnë se shumë vajza i nisin nën këtë moshë marrëdhëniet seksuale. Por në fakt, të gjitha gratë janë të riskuara për t’u prekur nga kanceri i qafës së mitrës, por ky risk shtohet më shumë kur ajo kryen marrëdhënie me disa partnere apo anasjelltas, kur mashkulli që ajo frekuenton ka disa partnere.

Shkaqe të tjera lidhen me infeksione të patrajtuara te femrat si dhe kur një grua ka imunitet të ulët. Kjo sëmundje është e parandalueshme, por kur gruaja është e ndërgjegjësuar për kontrollet e saj siç është Pap Testi një herë në vit.

Në vendin tonë, ka nisur depistimi ndaj Human Papiloma Virusit te gratë 40-50 vjeç, që është dhe mosha më e riskuar për ta diagnostikuar në kohe.

Sa më herët të diagnostikohet infeksioni me Human Papiloma Virus, aq më i lehtë bëhet trajtimi dhe në 80 % të rasteve mund të parandalohet kanceri i qafës së mitrës./ TCH

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528