Big Borther Vip 3 ka vetëm dy javë që ka filluar dhe çdo minutë përcjell dinamika të shumta mes banorëve.
Kujtojmë se deri më tani BBV3 ka përjashtuar nga loja ish-futbollistin Klodian Duro ndërsa i eliminuari i parë nga publiku është shefi i kuzhinës Alfio Rrotani.
Por nga ana tjetër nuk kanë munguar as romancat brenda shtëpise mes Ilnisa Agollit- Meriton Mjekiqit të cilët sic duket kanë tërheqje ndaj njeri-tjetrit.
Ngacmime po ashtu ka pasur mes modeles Heidi Baci dhe Fatjon Kuqarit, të cilet po perpiqen te njohin me shume njeri-tjetrin dhe nga ana karakteriale.
Sara Gjordeni me këngëtarin Bardhi po perfliten si nje cift potencial, ku mes tyre ka pasur dhe nje puthje ne gushe nga ana e kengetarit. Nuk dihet nese kjo eshte pjese e strategjise se Sares per t’u afruar me kengetarin duke qene se ajo eshte ne nominim.
Olsi Bylyku po ashtu ka bere nje deklarate teksa u shpreh se nga edicioni i trete i BBV do krijohen 3 cifte. Të kete qelluar ne shenje?! Mbetet për t’u parë…