Prej fundjavës në qender të mediave ka qenë pikërisht kantautori Redon Makashi, por këtë herë jo lidhur me projektet e tij. Bëhet fjalë për një lajm ku ai u përfol se ishte fejuar me koreografen Rexhina Çuko. Ishte pikërisht një foto e publikuar nga vetë koreografja ku ajo shfaqej krah Redonit me unazë në dorë.
Nuk shkoi gjatë dhe reagon Redon Makashi duke përgënjeshtuar lajmin, pasi sipas tij ai as nuk e njihte fare vajzën në fjalë.
“Përgënjeshtrim! Lajmi që po qarkullon në disa portale në lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë. Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje!”
Pas përgënjeshtrimit të Redonit ka folur edhe Çuko, e cila ishte ftuar në “Ftesë në 5” në TCH, për të sqaruar këtë marrëdhënie. Balerina ka konfirmuar se mes tyre ka pasur një fejesë, por pas publikimit të lajmit nëpër portale, Redoni e ka mohuar diçka të tillë. Ndër të tjera ajo konfirmoi se ata tashmë nuk janë më bashkë dhe se e ka kthyer unazën.
xoxo.al