Grida Duma pak ditë më parë hoqi dorë përfundimisht nga mandati i deputetes në Partinë Demokratike.
Tashmë ashtu siç përflitej në media ajo do moderojë programin “Top Story” në Top Channel, emision i cili do rikthehet të hënën mbrëma në orën 21:00.
Kujtojmë se Sokol Balla u largua nga Top Channel, pa mbushur as 9 muaj në këtë media, madje ai përgjatë emisionit të fundit “Top Story” paralajmëroi që ajo mbrëmje mund të ishte dhe puntata e fundit në TCH.
Tanimë vetë CEO i Top Channel, Lori Hoxha ka bërë me dije që pikërisht do jetē Grida Duma ajo që Top Story -in do ta kthejë në “On Top”.
xoxo.al