Sulmohet me shpulla dhe shqelma gruaja në shtëpinë e të moshuarve. Video bëhet virale

Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Nga pamjet që ka siguruar Klan Kosova raportohet që ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pejë.

Aty shihet se si një nga punonjëset sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

Arrestohet punonjësja

Është arrestuar e dyshuara që sulmoi gruan e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë. Kjo u bë e ditur nga burimet e Klan Kosovës brenda policisë. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur këtyre ditëve.

Reagon Çitaku: Nuk pata fuqi ta shikojë videon deri në fund

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rastit ku një grua e moshuara u dhunua në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Çitaku tha se nuk ka pasur fuqi që ta shikonte deri në fund videon.

“Nuk pata forcë me e shikuar deri në fund videon në të cilën disa infermiere sulmonin fizikisht dhe e keqtrajtonin psikologjikisht një grua të moshuar në Pejë”, tha Çitaku.

“Emrat e tyre duhet të publikohen. T’u merret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, shtoi ajo./klankosova

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528