Si përdoret soda e bukës për pastrim?

Studimet më të fundit konfirmojnë se soda e bukës është një element i fuqishëm në eliminimin e të paktën 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet.
Gjatë studimit u përdor sodë buke për pastrimin e frutave, veçanërisht mollëve.

Frutat ishin të spërkatura me dy pesticide shumë të përdorura në bujqësi për ruajtjen e bimëve.

Më pas, frutat u shpëlanë me tre lëngje të ndryshme, përfshirë ujin e rubinetit.

Një prej lëngjeve përmbante sodë buke.

Mollët që u mbajtën në ujë me sodë buke për të paktën 2 minuta kishin më pak mbetje pesticidesh.

AgroWeb.org, sugjeron që koha e pastrimit të frutave dhe perimeve duhet të jetë 12-15 minuta.

Kështu ajo mundëson eliminimin e të gjitha pesticideve.

Pastrimi me sodë buke është një mënyrë shumë efikase dhe pa asnjë problem për organizmin.

Ai mundëson eliminimin e një sasie të jashtëzakonshme të pesticideve të akumuluara në produktet bujëqësore.

Hidhni ujë në një tas.  Shtoni disa lugë gjelle me sodë buke dhe mbani frutat dhe perimet për 12-15 minuta.

Sasia e ujit dhe sodës varet nga sasia e frutave dhe perimeve që doni të pastroni.

Për një gotë ujë përdorni 2-3 lugë çaji sodë.

Më pas shpëlajini ato me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë.

Një mënyrë tjetër është që frutat dhe perimet t’i fërkoni me sodë buke dhe pas shpëlarjes mund t’i konsumoni lirisht dhe pa u shqetësuar./AgroWeb

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528