Rreth 5,3 miliardë pritet të jetë totali i telefonave të hedhur në plehra pa u ricikluar në vitin 2022, sipas një vlerësimi të Forumit Ndërkombëtar të Mbeturinave Elektrike dhe Elektronike.
Sipas një lajmi në BBC, të dhënat e tregtisë globale tregojnë për rritjen e përmasave të problemit mjedisor të shkaktuar nga “e-mbeturinat” (e-waste).