Këngëtarja Ronela Hajati udhëton shpesh për shkak të koncerteve që mban në shtete të ndryshme…Mirëpo së fundi në mes të Anglisë i ndodhi e papritura, pasi i kanë vjedhur portofolin.
Këtë njoftim e ka bërë vetë Ronela me anë të rrjeteve sociale, teksa bën me dije se ka bërë denoncimin në polici si dhe ka bllokuar kartat e kreditit, por sipas saj personat që i kanë vjedhur portofolin kishin shpenzuar paratë.
“Shkova në stacionin e policisë. Dhe kartat i bllokova por ishte shumë vonë. Kishin bërë dhe shopping, kishin blerë byzylykë dhe atlete pafund.”, ka shkruar ajo duke folur më pas përmes disa videove për ngjarjen. “Më kanë vjedhur të gjithë lekët, kartat dhe jam në mes të Anglisë pa identitet.
Më tej Ronela shton: Më duket të iki dhe në Spanjë, nuk kam lekë për metro dhe taxi. Nga të gjithë ngjarjet që më kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit, jam personi më fatkeq i 2020-2022. Kjo pjesa e lekëve është gjëja më e vogël që më ka ndodhur nga gjërat që më kanë ndodhur”.
Xoxo.al