Regjisori Eduart Grishaj rrëfen detaje për edicionin e dytë të “Big Brother Vip”

Regjisori Eduart Grishaj së fundmi ka qenë i ftuar në studio të ndryshme televizive për të folur për filmin e tij të ri “Sofia” i cili prej 3 nëntorit do shfaqet në disa kinema.

Filmi “Sofia” është i bazuar në një histori të vërtetë për të cilin Grishaj është frymëzuar nga At Zef Pëllumbi.  Filmi është xhiruar në disa vendndodhje, si; në veri të vendit, në Tiranë dhe Beograd.
Pjesë e këtij filmi veç aktorëve të të njohur si; Çun Lajçi, Tinka Kurti, Alfred Trebicka është dhe Arbana Osmani.

I pyetur lidhur me “Big Brother Vip” teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ai u përgjigj; “Përgatitjet kanë filluar. “Big Brother Vip” po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti, por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat.”

xoxo.al

 

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528