Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies “Medalja e Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, kryeministri u shpreh se këtë vit është rritur numri i nxënësve ekselentë që kanë zgjedhur të vazhdojnë arsimin e lartë në Shqipëri.
“Universiteti po ndryshon. Me vjen mirë që këtë vit është më i madh numri i studentëve që kanë vendosur të studiojnë në vend. Të jeni të bindur që nuk keni bërë gabim.
Universiteti po ndryshon, janë disa fakte që fillojnë dhe e tregojnë ndryshimin. Një nga faktet është rritja e marrëveshjeve me universitetet e tjera të programeve të përbashkëta të shkallëve të ndryshme. 41 marrëveshje që janë në proces, janë me universitetet prestigjoze.
Ndërkohë, kemi gjithmonë e më shumë programe në anglisht në UT, nuk kishim asnjë deri pak kohë më parë”.