Në Shqipëri qarkullon virus i tipit A, pritet grip agresiv

Mungesa e qarkullimit të virusit të gripit gjatë viteve të pandemisë covid thonë ekspertët, mund të shkaktojë një numër të lartë të infektuarish dhe sipas tyre virusi i gripit është edhe më kokëfortë se sa ai i covid , sidomos tek të sëmuret kronikë.

Deri më tani është thënë se qarkullon virusi i tipitA , por ende nuk është përcaktuar nëntipi i tij.

Pritet që të kemi një sezon gripi, është sëmundja më e paparashikueshme. Mungesa e qarkullimit të gripit gjatë dy viteve të fundit dhe mund të sjellë rritje të niveleve të gripit, siç ka ndodhur në Hemisferën Jugore”- shprehet Silva Bindo.

Ndërkohë që situata me covid duket më e zbutuar ekspertët bëjnë thirrje të mos ndalet vaksinimi  pasi mund të rritet numri i infektimeve, por jo i hospitalzimeve apo i vdekjeve .

Rekomandimi i ISHP është që të dyja vaksinat të bëhen njëkohësisht. Të moshuarit të vaksinohen në të njëjtën ditë në krahë të ndryshëm”– shton Bino.

Edhe pse ritmet e vaksinimit ndaj covid kanë rënë ndjeshëm, qeveria vazhdon të blejë sasi vaksinash pranë kompanisë Pfizer. /TCH

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528