Ndahet Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani?

Historia e tyre e bukur e dashurisë, të cilën ishin munduar ta fshihnin nga sytë e publikut për disa kohë dhe ta shijonin vetëm për vete, u kthye menjëherë në kryefjalën e të gjitha mediave.

Ishte një postim i Alfios kur ishte pak i pirë, që konfirmoi lidhjen me Fatma Methasanin në Instagram, duke u kthyer në çiftin e preferuar të publikut.

Ndjenja e tyre e bukur u bekua me një bebush, një djalë të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Noah. Në rrjete sociale, familja e tyre e ëmbël tërhiqte gjithmonë vëmendjen dhe shumë shpesh pozonin pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo, s’dimë ç’ka ndodhur kohët e fundit me Fatma Methasanin dhe Alfio Rrotanin, që nuk po i shohim më në praninë e njëri-tjetrit! Burime ekskluzive për “iconstyle.al” kanë treguar se çifti i ka dhënë fund, madje me një vëzhgim në rrjetet e tyre sociale nuk shohim më asnjë pozë së bashku, megjithëse vazhdojnë të ndiqen.

Fotot me njëri-tjetrin mungojnë, po ashtu edhe komentet e ëmbla që dikur linin në foto. Të dy pozojnë me të birin Noah, që sigurisht ka vëmendjen maksimale të mamit dhe babit. Fatma dhe Alfio së bashku s’duken gjëkundi, megjithëse do të donim t’i shihnim sërish bashkë të shpërndanin pozitivitet e dashuri, siç bënin dikur.

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528