Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico kanë pranuar zyrtarisht se janë martuar. Çifti i lesbikeve, Mariana Varela dhe Fabiola Valentín e kanë mbajtur sekret marrëdhënien e tyre që prej kohës kur ato janë takuar në “Miss Grand International 2020”.
Martesën e tyre vajzat e kanë bërë publike dhe në rrjetet e tyre sociale, teksa shihen mjaft të lumtura për romancën që po jetojnë bashkë.
Ndër të tjera kanë shkruar: “Pas një kohe të gjatë sekret, vendosëm ta bëjmë publike lidhjen tonë në këtë ditë të veçantë, 28/10/22”
xoxo.al