Kujdes/ Zbulohet një lloj i ri i Omicron-it në Evropë

Një lloj i ri i mutacionit Omicron të koronavirusit është identifikuar në të paktën pesë vende në Evropë dhe ka të ngjarë të dominojë në javët e ardhshme, sipas Qendrës së BE-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Kjo ka të ngjarë të kontribuojë në një rritje të numrit të rasteve të COVID-19 në javët apo muajt e ardhshëm, sipas një përditësimi epidemiologjik të publikuar nga ECDC.

“Vendet duhet të qëndrojnë vigjilente për shfaqjen dhe përhapjen e llojit BQ.1 dhe të mbajnë testime diagnostike të ndjeshme dhe përfaqësuese,” kërkoi drejtori i ECDC Andrea Ammon.

Vendet duhet të vazhdojnë të monitorojnë normat e rasteve të koronavirusit, veçanërisht te njerëzit e moshës 65 vjeç e lart. Duhet të monitorohen gjithashtu tregues të tillë si shtrimet në spital, pranimet dhe zënia e njësive të kujdesit intensiv, si dhe vdekjet”, shtoi ai .

Studimet paraprake laboratorike në Azi tregojnë se varianti BQ.1 i Omicron ka aftësinë të shmangë ndjeshëm përgjigjen e sistemit imunitar.

Aktualisht, nuk ka asnjë indikacion që soji i ri çon në sëmundje më të rëndë në krahasim me variantet e tjera të Omicron tashmë të pranishme.

Doza shtesë përforcuese pritet të nevojiten për grupet me rrezik më të lartë të sëmundjeve të rënda, të tilla si të rriturit mbi 60 vjeç, personat me imunitet të dobët dhe gratë shtatzëna.

Siç raportohet nga ECDC, vendet me normat më të larta të raportuara për mostrat e mbledhura në javën e 40-të janë Franca (19%), Belgjika (9%), Irlanda (7%), Holanda (6%) dhe Italia ( 5%). TCH

 

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528