Në akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë nuk do të ketë më prani të policëve. Po si do të bëhet monitorimi?
Përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut dhe radarëve që ka vendosur në rrugë.
Lajmin e dha Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. “Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH.