Hiqni dorë nga sheqeri në kafe dhe çaj!

Gjithçka bëhet më e vështirë kur vjen puna tek limitimi i sasive të sheqerit që marrim “me dashje” në pijet e përditshme.

Kjo është një sfidë shumë e vështirë dhe e nevojshme, duke marrë parasysh të gjithe problemet shëndetësore që lidhen me sheqerin.

Nuk jetoni dot pa ëmbëlsuar kafenë apo çajin? AgroWeb ju jep 3 këshilla të shpejta se si të fitoni pavarësinë!

“Sheqeri është kaq i dëmshëm dhe ju mund të mos jeni as të vetëdijshëm sa shumë po konsumoni” thonë ekspertët. Ja se çfarë sugjerojnë ata që të bëni për të ulur konsumin e tij pa e bërë kafen apo çajin më pak të shijshëm:

Përllogatisni veset tuaja

Duhet të jeni të vetëdijshëm për sasinë e sheqerit apo ëmbëlsuesve të tjerë që përdorni gjatë ditës. Duhet të jeni të sinqertë me vetën e të kuptoni se ku qëndroni me konsumin e tij nëse kërkoni ndryshim.

Reduktoni përdorimin e ëmbëlsuesve në mënyrë graduale

Nëse e konusmoni kafen më shumë sheqer, t’i ushtroni vetes presion nuk është e nevojshme. Fillojeni procesin duke përgjysmuar sasinë e tij gjatë javës së parë. Vazhdoni reduktimin duke përgjysmuar sasinë javë pas jave.

Eksperimentoni

Nëse reduktimi i ëmbëlsuesve në 0% do ju privonte nga kënaqësia e të pirit kafe apo çaj nuk është e nevojshme t’ja bëni vetes këtë. Mjafton të reduktoni përdorimin e tyre  sa më shumë të jetë e mundur.

Sado sasi të reduktoni është një fitore më shumë për ju dhe duhet të vetëlavdëroheni! Gjatë rrugës eksperimentoni me mënyra të reja që mund t’ju ndihmojnë, si për shembull të pini një lloj kafeje që ka kokrra më pak të pjekura dhe shije më të lehtë. / AgroWeb

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528