Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes për t’ju futur televizionit dhe moderimit. Burime pranë gazetës “Tema” bëjnë me dije se deputetja demokrate do të nisë një emision të sajin në “Top Channel.”
E njëjta media raporton se emisioni do jetë në mbrëmje në vend të Sokol Ballës.
Gjithnjë e më shumë duket se Grida po i kushton vemendje gjërave të reja, pasi së fundmi ka hapur akademinë “G Akademi”.
Ajo këto kohë i është larguar thirrjeve politike dhe siç duket e ka përgatitur terrenin prej kohësh për tē filluar këtë eksperiencë televizive.
xoxo.al