FIFA merr në konsideratë përjashtimin e Iranit nga Botërori, ja kush pritet ta zëvendësojë

Zërat për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës po shtohen gjithmonë e më shumë dhe tani në FIFA po marrin seriozisht në konsideratë një vendim të fortë, sidomos pas kërkesës zyrtare të një pjese të futbollistëve iranianë.

Protestat e shumta dhe shpesh të dhunshme, për më shumë liri, barazi e drejtësi, janë në thelb të kërkesës, teksa për këtë situatë, futbollistët iranianë kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ku i kanë kërkuar FIFA-s përjashtimin e vendit të tyre nga Kupa e Botës Katar 2022.

E nëse qeveria botërore e futbollit merr një vendim të tillë ekstrem, vetëm një muaj para startit të Botërorit, atëherë ata që do të marrin vendin e Iranit në Katar, janë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo pasi FIFA është e detyruar ta zëvendësojë shtetin e përjashtuar me një përfaqësuese tjetër që bën pjesë në po atë konfederatë, konkretisht në konfederatën aziatike. /tch

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528