Eksperti IT Kallanxhi; Rënia e shërbimit të WhatsApp, sulm kibernetik

Eksperti IT, Tomi Kallanxhi thotë se rënia e shërbimit të aplikacionit WhatsApp, mund të ketë lidhje edhe me një sulm kibernetik.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kallanxhi u shpreh se sipas një njoftimi të një ndër kompanive më të mëdha në botë për sigurinë kibernetike, janë sulmuar kibernetikisht serverat e WhatsApp në Evropë.

“Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë mund ta ketë shkaktuar, ndonjë bug, upgrade të serverave apo funskionalitet i ri. Flitet që mund të ketë qenë një sulm kibernetik, në një nga serverat e WhatsApp në Evropë.

Ka qenë Eset, një nga kompanitë më të mëdha në botë për sigurinë kibernetike, ka deklaruar që ka qenë një sulm kibernetik në serverat e Whastapp në Evropë. Asgjë nuk ruhet në asnjë server të WhatsApp. Edhe nëse do hyjnë hakerat, maksimumi do ndalojnë së funksionuari platformën dhe jo të marrë mesazhet brenda”, theksoi ai.

Aplikacioni WhatsApp doli jashtë funksionit mëngjesin e kësaj të marte. Për pasojë, përdorues të shumtë nuk patën mundësi të kenë akses në të dhe ta përdorin.

Pas disa orësh, aplikacioni u rikthye në funksion.

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528