Burgosi gruan në shtëpi për muaj me radhë. Psikologu: Dëgjojnë zëra e shohin pamje…

35 vjeçari që kanosi gruan, dy fëmijët e mitur dhe nënën e tij për muaj të tërë brenda shtëpisë vuan nga një psikozë, e cila është sëmundje e shëndetit mendor.

Psikologu Edmond Dragoti shprehet se 35 vjeçari, ka shenja të dukshme që vuan nga gjendje më e rëndë se neurozat, të cilat janë bërë mëse të zakonshme në shoqërinë shqiptare.

“Ky individ me veprimet që ka bërë, është në fazën që jeton I shkëputur nga realiteti. Këta indidividë dëgjojnë zëra, përjetojnë haluçinacione, shohin pamje të ndryshme. Krijojnë skenarë nga më të çuditshmit, ndërkohë që mund të bëjnë një jetë normale dhe krijonë raporte korrekte me njerëzit më të largët, shefa, kolegë, komshinj”- u shpreh psikologu.

Ajo që është problematike tek këta individë, është që duhet të denoncohen që në fazat e para që edhe trajtimi të ketë efekt sepse në të kundërt gjendja e tyre mund të bëhet shumë e rëndë. Problemi në shoqërinë shqiptare është se psikiatrin e shmangin me argumentin se nuk janë të sëmurë mendorë, ndërkohë që shqiptarët janë mësuar që këto probleme t’i mbajnë brenda mureve të shtëpisë.

“ Shoqëria shqiptare është hermetike, nga abuzimet seksuale e deri tek inçestet që ndodhin e që janë shtuar në numër, po mbahen të fshehura. Kjo është shumë shqetësuese”- u shpreh psikologu Edmond Dragoti.

xoxo.al

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528