Beniada Nishani vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”. Së fundmi, ajo ka postuar një shkrim në Instastory, ku ka një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjitha vajzat dhe gratë. Ajo shkruan se tashmë ka ardhur koha që t’i them stop filtrave dhe të pranojmë veten ashtu sikurse jemi.
“A mendoni se duhet ta duam veten sic jemi? A mendoni se duhet t’i themi stop filtrave? Unë mendoj që po, ka ardhur koha të pranojmë veten sic jemi. Në këtë periudhë, po shikoj një përdorim të tepruar të filtrave”, shkruan Beniada.
A jeni dakord me të?