BE i bashkohet SHBA-së: Jo instabilitet, Kosova të zgjasë afatin e targave me 10 muaj!

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi se blloku ka kërkuar nga institucionet kosovare, që ta shtyjnë me 10 muaj afatin e regjistrimit të automjeteve me targa serbe. Ndonëse e thekson se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim, sipas Stanos, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani, të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët atje, dhe në përputhje me praktikat europiane.

Peter Stano: Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për ri-regjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime. Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues me 10 muaj.

Argumenti i përdorur nga Brukseli për një kërkesë të tillë është që në këtë mënyrë, të mundësohej një  fushatë informuese dhe konsultime më thelbësore e gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur.

Një gjë e tillë sipas Stanos, do t’i lejonte gjithashtu Kosovës që serbëve në veri t’u lëshojë letërnjoftime dhe patentë shoferi. Zëdhënësi e bëri të qartë përse blloku po insiston ne një kërkesë të tillë. Sipas tij, është e domosdoshme të shmanget përshkallëzimi i tensioneve e potencialisht, dhuna në veri. Deri më tani, Qeveria e Kosovës është shprehur e palëkundur se afati për ri-regjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Në 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe, e tani ndërkombëtarët i druhen një përsëritjeje të asaj situate./TCH

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528