Apple ndërpret prodhimin e iPhone 14 Plus!

Duket se iPhone 14 Plus nuk ka një fillim të shkëlqyeshëm siç sugjeruan raportet e hershme dhe tani sipas disa burimeve thuhet se Apple ka ndaluar prodhimin e iPhone 14 Plus dhe po rivlerëson kërkesën edhe njëherë.

Raporti i ri sugjeron se Apple ka kontaktuar të paktën një partner të montimit të iPhone për të ndaluar menjëherë prodhimin e iPhone 14 Plus dhe gjithashtu ka kontaktuar dy furnizues të komponentëve për të ulur prodhimin deri në 90%.

Raporti përmend gjithashtu se të paktën një furnizues i iPhone është udhëzuar të rrisë prodhimin e komponentëve për modelet iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max.

Nuk ka asnjë koment zyrtar nga vetë Apple në lidhje me këto zhvillime.

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528