Albi Nako: Jam shumë i dashuruar, por kam një peng…

Ditën e djeshme koreografi i njohur Albi Nako ka treguar për partneren me të cilën bashkëjeton prej kohësh. “Jemi shumë të dashuruar, kam gjetur më në fund qetësinë shpirtërore. Ajo është njeriu që më plotëson në të gjitha aspektet. E kam takuar në ambientet e televizionit ku unë punoja.

Ajo ishte një tip i tërhequr, që donte të punonte por për të tjerët nuk po ja jepnin mundësinë. Ju ofrova për ta ndihmuar sepse e pashë që kishte potencial.
Partnerja ime vjen nga një familje jo shumë mirë ekonomikisht, nuk i kishte shumë mundësitë si bashkëmoshataret e saj. E shihja që shpesh vinte në punë edhe pa ngrënë madje në ambientet e punës edhe bullizohej.
Sepse jemi një shoqëri me dy standarte, nëse nuk pëlqehesh në Instagram, nuk ke shumë ndjekës, apo nuk ju shërben të tjerëve ashtu si duan ata, ti nuk je pjesë e asaj shoqërie, mezi pranohesh. Ndaj kjo vajzë mu duk ndryshe.

Isha midisa dy zgjedhjeve, po njihja dhe ditë tjetër, shumë ndryshe nga partnerja aktuale. Por vendosa të zgjedh këtë të fundit, sepse pati një shkëndijë mes ne të dyve. Por më ka ngel një peng, i ati i saj nuk e mori vesh se ajo ishte dashuruar me mua”- u shpreh Albi Nako.

Koreografi dhe balerini shqiptar tha se është shumë i lumtur me njeriun e zemrës. Ndërkohë që teksa bisedonte me banorët tha se në këtë jetë është zhgënjyer nga njerëz që i ka ndihmuar por janë treguar mosmirënjohës.

xoxo.al

 

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528