Sulmi që ndodhi në Moskë, mbrëmjen e 22 marsit ka tronditur gjithë botën, por më tepër ka trokitur si një këmbanë alarmi për të gjitha shtetet jo vetëm perëndimore që të shtojnë vigjilencën ndaj terrorizmit.
Ekspertët e sigurisë thonë se sulmi në Moskë ishte paralajmëruar 2 javë më parë nga ambasada e SHBA, por u injorua nga Putin.
Arjan Dyrmishi, ekspert i sigurisë thotë se sulmi sipas të dhënave që raportohet nga shërbimet e inteligjencës sekrete të Ukrainës, mund të jetë i inicuar dhe nga vetë Moska.
” Mund të jetë një sulm i inicuar nga vetë Putin, sepse do të shtojë radhët e mobilizimit në ushtri. Mund të jetë dhe kjo një arsye”, – u shpreh eksperti.
Ndërkaq përgjegjësinë për sulmin e Moskës, e ka marrë përsipër përmes një deklarate Isis-K, ose siç quhet ndryshe, Provinca Khorasan e Shtetit Islamik (ISKP) – e cila është degë rajonale e Shtetit Islamik (IS) që është aktiv në Afganistan dhe Pakistan.
Ky është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan. Përballë këtij rreziku Evropa ka shtuar kontrrollet e sigurisë kundër terrorizmit.
xoxo.al