Këngëtari Endri Prifti nuk përmbahet, zbulon emrat fitues në “Kënga Magjike” dhe të Festivalit në RTSH!

Artisti Endri Prifti ka treguar prej vitesh tashmë “rebelimin” e tij përsa i përket kompeticioneve të ndryshme artistike. Nuk është hera e parë që ai bën deklarata të tilla, por këtë herë deklarata e tij është bërë virale pasi ai ka përmendur emrat konkret, ku sipas tij këngëtarja Marsela Çibukaj do jetë fituese në “Kënga Magjike 2022” e më tej ka shtuar se Noizy dhe Eugent Bushpepa janë fitues të festivalit të fundvitit në RTSH.

Postimi i plotë i Endri Priftit:

“Mirmengjesi, mirdita dhe mirbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa . Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nese tani shpetuam po te them dhe vendosem te jemi ne Amerike, per festat e Nentorit dhe per festat e fund vitit. Me dt 5 Nentor do te jemi ne Milano, me dt 25 do jemi ne Chikago, me dt 26 ne Florida Clearewoter dhe me dt 27 Nentor gjithmone ne Michigan Detroit. Mir ju gjetshim e deri atehere ju uroj shendet e veç te mira qe te gjitheve pa perjashtim, duke futur këtu edhe piranjat ne mes”, shkroi ai.

xoxo.al

 

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528