Së fundmi ka qenë Capital-T i cili ka pozuar si sheik. Në seksionin e komenteve të shumta kanë qenë reagimet, ku ndër to vëmendjen e mori ai i Adrolës.
Ehh, kshu ka lezet,”- shkroi modelja duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Kujtojmë më herët në një intervistë reperi ka treguar pse e mban kaq hermetike jetën private.
“Përafërisht jam i njëjtë, edhe në jetë publike, dhe në atë private. Jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera. Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf. S’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike”, shtoi reperi. Iconstyle