Dojna Mema i tregon të gjitha, ndjesia e të qenurit nënë!

Moderatorja Dojna Mema ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku tregoi gjithçka rreth eksperiencës së saj gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes së djalit, Nolan. Dojna tregoi vështirësinë e parë të shtatzënisë, që ishte mungesa e informacioneve zyrtare dhe të sakta lidhur me problemet pas lindjes, siç janë laktacioni apo depresioni.

Unë e kam mbajtur vetë deri tani që është dy muajsh. Tani do kujdeset një zonjë për te paraditeve. Mua më ka ndodhur dhe e kam menduar që në Shqipëri gruaja nuk ka shumë informacion për ato që vijnë pas lindjes. Jo vetëm për depresionin postpartum, apo laktacioni, duhet të ketë klasa në Shqipëri që duhet të japin këto informacione të konfirmuara. Gjërat bazike që nëna duhet të dije kur sjell në jetë bebin. Mami im ka pasur depresion me lindjen e parë, dhe ajo as që nuk e dinte se çfarë kishte. Shumë njerëz nuk e kanë këtë mundësi dhe është problem. Unë isha përgatitur shumë për laktacionin dhe e përjetova shumë lehtë”- tregoi Dojna.

 

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528