Me një eksperiencë disavjeçare në fushën e shkencave mjekësore, komunikim të vazhdueshëm me pacientë, gatishmëri për të këshilluar dhe orientuar këdo drejt zgjidhjes më të mirë, Kristina Agalliu Kërçiku vendosi që të gjithë energjinë e saj ta përkthejë në sukses dhe përkushtim me klinikën “Kërçiku Medical & Esthetic”.
Me ambiente bashkëkohore dhe teknologji të fjalës së fundit në “Kërciku Medical & Esthetic” do të përftoni shërbime shëndetësore dhe estetike nga profesionistë tëdiplomuar në Shkenca Mjekësore.
Shërbimet që mund të përftoni janë të shumta, ku menjëherë sapo kalon recepsionin është ambienti i dedikuar analizave laboratorike, proces për të cilat Xhuliana, laborante mjekësore prej disa vitesh kujdeset për një përgjigje në kohë të shpejtë.
Nisur nga review-t e shumta që kemi lexuar në rrjete sociale, në këtë artikull zgjodhëm të flasim më në hollësi për shërbimet më të kërkuara të momentit, ato estetike.
Trajtime fytyre: Dermapen 4, Peeling, Mesoterapi, pastrim i thellë i pikave të zeza dhe dhjamore, të gjitha procedurat të trajtuara me kujdes nga profesionistja Mirsi. Reagimet që kanë pacientët pas trajtimit tëbefasojnë vërtet, një që më së shumti më mbeti nëmëndje teksa hulumtoja për këtë artikull ishte: “Mezgjidhjen e problemeve me aknet, më keni rikthyer vetëbesimin. Mirënjohëse pa fund”.
Lazeri fenomenal i përshtatshëm për t’u kryer në çdo stinë. Po, jepini fund dilemave tuaja, pasi Deka Alexandrite Again 2024 është fjala e fundit e teknologjisë, rezultatet e te cilit vihen re dukshëm qënë seancën e parë. Deka Alexandrite Again 2024 ka dy koka me xhel dhe pa xhel dhe ajo çfarë është dhe më e rëndësishme procesi është pa dhimbje dhe zgjat vetëm 20 minuta.
Shërbime estetike filler, botox kryen nga mjekja e njohur Eva me produktet më të mira për rezultate sa mënatyrale, e vërtetuar nga dhjetëra klientë që nuk kanëhezituar të sugjerojnë mikeshat e tyre në “Kërçiku Medical & Esthetic”.
“Përshtypjet pozitive dhe sugjerimet mik pas miku janë motivim për përkushtimin tonë të përditshëm”, thekson Kristina.
Profesionistët në “Kërçiku Medical & Esthetic” e dinë mjaft mirë se lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, ndaj kujdesen ta trajtojnë atë me përkushtimin e duhur.
Ndihu e bukur dhe e sigurt për shëndetin tënd, rezervo konsultën tënde falas në “Kërçiku Medical & Esthetic”.
Cel: 0693075603
Insta: kerciku_medical_esthetic1