Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë qenë kryefjala e showbizit gjatë muajve të fundit. Ka pasur spekulime nga më të ndryshmet për marrëdhënien e tyre, por deri në këtë moment asnjëri nga palët nuk e kishte pohuar këtë lajm.
Ka qenë vetë aktori Bes Kallaku i cili në reality show-n “Ferma Vip” ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale. Ai ka treguar që fëmijët i mban Xhensila, ku thekson se Ajkën, vajzën e takon më shpesh ndërsa djalin më rrallë. “Me Xhensilën jemi si dy të huaj”, theksoi ai gjatë këtij rrëfimi.
“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten, U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë.
xoxo.al