Mjekja pediatre Sonila Brati thotë se vaksina që refuzohet më shumë nga prindërit për fëmijët e tyre është ajo e 1 vjeçit.
“Kemi shumë pridnër që e refuzojnë këtë vaksinë, e shtyjnë e shtyjnë me muaj me radhë, por në fund pranojnë ta bëjën vetëm për arsye regjistrimi në çerdhe e kopshte. Hezitimi vjen si pasojë se lajmeve që kanë qarkulluar e vazhdojnë të qarkullojnë rreth kësaj vaksine, e cila shihet si një arsye për nxitjen e formave të ndryshme të autizmit tek fëmijët e vegjël”- shprehet mjekja.
Por shpërthimi i disa vatrave të fruthit në Shqipëri, ku aktualisht ka rreth 18 raste fëmijësh të prekur, kryesisht në Tiranë ka bërë që prindërit të ndërgjegjësohen dhe të vrapojnë për t’ju bërë fëmijëve vaksinën e 1 vjeçit që i mbron nga fruthi.
Në fakt e gjithë Evropa është nën ethet e rizgjimit të fruthit. Ka një rritje të menjëhershme të rasteve në shumë vende evropiane, dhe vendet kanë nisur marrjen e masave.
xoxo.al