Gjatë 2024 është folur për një rritje pagash përfshirë shumë sektorë. Por sërish sipas ekspertëve të punësimit, në Shqipëri ka një treg kaotik pagash dhe ai ende se ka gjetur ekuilibrin. Erald Pashaj, ekspert punësimi u shpreh se gjatë vitit 2024 do të ketë një rritje të pagave, por rritja do të jetë më e ngadaltë se ajo e vitit që lamë pas.
“Do të ketë rritje pagash, por rritja do të variojë nga 4-8%, vetëm për disa pozicione të caktuara rritja do të shkojë deri në 25%. Ai tha se pozocionet që lidhet me teknologjinë e informacionit, apo në postin e drejtuesve paguhen më shumë në Shqiëpëri. Janë profesionet që kanë pagat më të larta në tregun e punës”- u shpreh eksperti.
Ndërkaq sektori i turizmit dhe ndërtimit kanë sistemin më kaotik të pagave, nuk ka një stabilitet u shpreh eksperti. “Për të bërë një jetë të mirë në Shqipëri, një çift duhet ta ketë mesatarisht pagën 1mijë euro”.
Por a ka të drejtë eksperti?
xoxo.al