Anisa Kostani, nënkomisarja e Elbasanit gjithnjë e më shumë po merr vemendjen e portaleve. Ajo ka treguar se është animaliste, por ajo që e veçon më shumë është pasioni i saj për gjarpërinjtë madje disa kohë më parë atë e pamë në studio të ndryshme televizive bashkë me gjarpërin që mban në shtëpi.
Kujtojmë se Kostani është një emër i njohur për publikun pasi u pezullua e më pas u kthye në detyrë dy muaj më parë pasi fyeu gazetarët, duke thënë se janë të degjeneruar.
Por çfarë ka ndodhur këtë që ka tërhequr vemendjen e publikut?
Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku një ndjekës e ka pyetur: “A je e virgjër?”.
Kostani është përgjigjur: “Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”
xoxo.al