Këtë pasdite modelja dhe moderatorja e njohur Beniada Nishani ka reaguar me anë të disa videove në Story-n e saj në Instagram lidhur me festimin e “Halloween” në Shqipëri.
Ajo ka mbetur e habitur se si shumë vajza kanë përfituar nga kjo festë jo për t’u bërë si personazhe të frikshme, por për të zgjuar fantazitë seksuale, aq sa ajo i krahason si “Playboy”. Në videot e saj ajo citon: “Is Halloween no Playboy”, duke tërhequr vemendjen se si është transformuar kuptimi i kësaj feste.
Nga ana tjetër ajo ka theksuar se vetë për shkak të angazhimeve nuk ka pasur mundësi të “maskohet”, por nëse do ndodhte padyshim që do të zgjidhte një personazh të frikshëm, siç në fakt kanë zgjedhur dhe personazhe të njohur të shoë-bizit ndërkombëtar.
Më tej ajo ka cituar sërish: “Pashë shumë vajza lakuriq, duke ekspozuar si mos më keq të brendshmet e tyre. Këtë gjë mund ta bëjnë në krevat dhe jo në publik, pasi nuk është kjo mënyra e të festuarit “Halloween”.
xoxo.al