Berlusconi tregon formulën e përfundimit të luftës Rusi- Ukrainë

Presidenti i partisë “Forza Italia” dhe politikani, Silvio Berlusconi ka folur rreth deklaratës për dhuratat që ka marrë nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe ka thënë se ishte një shaka.

Ish-presidenti i klubit italian të futbollit, Milan tha se ka marrëdhënieve me Putinin sikurse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë situatë konflikti, ne mund të jemi vetëm me Perëndimin në mbrojtjen e të drejtave të një vendi të lirë dhe demokratik si Ukraina”, tha ish-kryeministri italian.

Ai iu referua edhe mundësisë së negociatave për paqe ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe tha se ato janë realiste nëse plotësohen disa kushte, raporton ansa.

“Ndoshta, vetëm nëse Ukraina në një moment do të kuptonte se nuk mund të llogarisë më në armë dhe ndihma, nëse nga ana tjetër, Perëndimi premtoi të sigurojë qindra miliarda dollarë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta. Në këtë rast, Zelensky mund të pranojë të ulet në tryezën e bisedimeve”, thekson Berlusconi.

Kur bëhet fjalë për Putinin, ai tha se ishte dakord që Rusia të heqë dorë nga Zaporozhzhia, Kherson dhe rajoni i Donbasit, por ai gjithashtu theksoi se referendumet e reja duhet të mbahen në Donbas ku popullata do të votojë nëse dëshiron të jetë pjesë e e Federatës Ruse.

Në rastin e Krimesë, 86-vjeçari sqaroi se ajo pjesë nuk duhet të negociohet, që do të thotë se do të mbetet nën kontrollin rus.

Ai iu referua edhe deklaratës se gjestit të Putinit për dërgimin e një letre “të ëmbël” dhe 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij, ai iu përgjigj duke dërguar 20 shishe verë Lambrusco dhe sqaroi se ishte një shaka.

“Mbaj mend që një nga përfaqësuesit më pyeti: “A ke marrë ndonjë dhuratë?” Unë u përgjigja “Po, sigurisht, njëzet shishe vodka”. Megjithatë, të gjithë në sallë e kuptuan që po bëja shaka”, përfundoi Berlusconi. TCH

AC2C8E29-F7E4-4DF1-BE66-427197161B45
IMG_2107
d53fb436-2ff1-4167-b58b-b05db5e0a17f_w1200_r1
IMG_1178
Screenshot_1
schweinegrippe_HA_W_174194c
FAF6ABA6-F4CC-4212-9013-1CE91D9B688C
IMG_0963
IMG-20240210-WA0021
1600497065_808x539cmsv29532e31200785ef6b5d58afc9c508c6a4984528