Moderatori i njohur Eno Popi i ka të rralla daljet në intervista. Ai prej dy vite e gjysmë ka ndërtuar jetën e tij mes Shqipërisë dhe Kanadasë.
I ftuar në “Më lër të flas” ai foli për herë të parë mbi jetën private, bashkëshorten e tij Atena, të cilët janë prindër të një vajze që quhet Liv dhe që është 4 vjeç.
Ai zbuloi që bashkëshortja e tij ka të njëjtin profesion si Donald Veshaj, pra emotion graphic design.
Përgjatë bisedës Eno zbuloi se ka një muaj pa takuar vajzën e tij, por nuk hezitojë të thotë që bashkëshortja e tij Atena i tregon vajzës së tyre sa herë që ai shfaqet në ekran.
Donaldi herë pas here nuk i kurseu batutat lidhur me faktin që Eno bashkëmoderon me Bora Zemanin.
xoxo.al